Erion Veliaj: Piramida, për pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës

Erion Veliaj: Piramida, për pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetari  i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Miçel Granoff, vizituan Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjike. Erion Veliaj tha me këtë rast se, Piramida, pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës, por nuk la pa theksuar faktin se ajo do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan.  Sot është një ditë e jashtëzakonshme, ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre. Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes,” u shpreh Veliaj. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …