Është ndarë nga jeta luftëtari i lirisë Zeqir Nimonaj

Është ndarë nga jeta luftëtari i lirisë Zeqir Nimonaj

Është ndarë nga jeta luftëtari i lirisë Zeqir Nimonaj, lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashikm Ramosaj. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit më të dalluar të UÇK-së, Zeqir Nimonaj! Mbledhje komemorative do të mbahet sot në ora 14:00, në Sallën e Asamblesë Komunale, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 17:00, në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Gllogjan! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimonaj, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …