Nesrete Kumnova në mbështetje të thirrjes së Rrjetit të Grave të Kosovës për shkarkimin e Driton Selmanajt

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë, në Bruksel. Ata kërkojnë që në kuadër të këtij delegacioni të jenë dy anëtarë nga shoqatat e familjarëve të të pagjeturve. Familjarët e të pagjeturve kanë kërkuar që të marrin pjesë si anëtarë të delegacionit gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel. Ata thonë se kanë humbur besimin tek përfaqësuesit e shtetit për të sjellë trupat e të afërmeve të tyre nga Serbia. Sipas tyre institucionet e shtetit dështuan për 17 vite që të bëjnë presion për të zbardhur fatin e të pagjeturve, shkruan “Zëri”. Për këtë arsye, familjarët e shohin pjesëmarrjen e dy prindërve në delegacion si një shpresë që të adresohet siç duhet rasti i të pagjeturve në Bruksel. Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se është koha e fundit që fati i të pagjeturve të bisedohet, në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …