Fehmi Berisha

Fehmi Berisha:  Fillimisht te kam besuar tash dyshoj tek ti Kryeministër Albin Kurti

Fillimisht te kam besuar tash dyshoj tek ti Kryeministër Albin Kurti, fillimisht të kam besuar. Të kam besuar, jo se je dalluar për diçka të vyer për qështjen kombëtare, por se të ka afruar pranë vedi Adem Demaçi, të cilin unë jo vetëmse e kam pasur shokë dhe udhrrëfyes, por edhe e kam dashur dhe i kam besuar pa hezitim. Dhe jo vetëm se nuk të besoj, por më dukesh edhe i dyshimt. Përse ? -Ardhja jote në sqenën oolitike nga një OJQ krejtësisht bratstvo-jedinstvo, me plotë dosta serb, nxënës të Milloshit, Gjingjiçit e O. Ivanoviçit. -Ti pesë vite dashni me vajzën e Ministrit të mbrojtjes të Serbisë Zoran Sokoloviçit, vajzen e ministrit të Millosheviçit, derisa nuk e dëgjova intervistën e dostit tënd Çedomirit kam qenë me pikëpyetje ,thosha ndoshta po ia shpifin kundërshtarët, kur gjithë Kosova digjej flakë, kur çdo ditë na vriste Serbia !!! Në gjithë rruzullin tokësor fëmijtë e ministrave monitorohen nga shteti. Pra, ishte e pa mundur që lidhjen tuaj të mos e dinte babai i vajzes, UDB-a dhe Qeveria e Serbisë. Ty nuk të kam dëgjuar të prononcohesh për atë lidhje. Heshtja kuptohet si aprovim. -Babai ytë në fotografi me babanë e Ivica Daçiçit dhe të dy bashkë me Titon ( fotografi të cilën askush deri sot nuk e mohoj dhe nuk e quajti fotomontazhë, as ti jo, nuk kam lexuar apo dëgjuar. -Lufta jote, parësisht kundër bartësëve të UÇK, në veçanti kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilëve ti edhe sikur të jetosh njëmijë vite as te thembëra e tyre nuk mund të afrohesh dhe të cilët ti i etiketove, pos tjerash, edhe tradhëtar, si dhe kënaqja e myhybëve tu, mbase edhe jotja, kur ata i mbyllën në Hagë. -Mashtrimi yt i ultë, duke u përpjekur ta bleshë dhe shantazhosh Adem Demaçin, kur emri i ti u lakua për Kryetar të Kosoves. E di ti biseden që pate në banesën e ti, kur ai pas debatit tuaj u ngrit dhe ta hapi derën. -Bojkotimi yt varrimin e Adem Demaçit ( e dimë si dhe sa myhyb i organizoje dhe sillje në Prishtinë, kur të duheshin, nga gjithë Kosova). -Prulja jote para varrit të I.Rugoves, derisa gjithë kohen e ke denigruar. -Gjithë fushata jote me mjete të pista, si llotsjellës, bombola molotovi, rrena, premtime e mashtrime derisa erdhe në pushtet dhe lëpive gjithë sa kishe pështy; vajtët t’ia digjnit shtëpinë Isa Mustafës, që është 100 herë më i ditur, më parimor dhe më burrë se ti, dhe pastaj e lodhe atë dhe neve duke u gjunjëzur para ti; ” i nderuari profesor, i nderuri profesor, i nderuari profesor….” -Përkujtimi dhe glorifikimi yt për të dy armiqët e Kosovës, njëri prej tyre edhe kriminel lufte, Oliver Ivanoviçit dhe Gjingjiçit.( Themeluesit dhe bartësut e UÇK tradhëtar ! -Pranimi dhe gadishmëria jote që ta nënshkruash planin franko-gjerman, i cili këmbëkryq brënda e ka Autonominë territoriale vetmenagjuese-vetqeverisëse-republiken serbe me dhjetë komuna e 46 kisha-ambasada Serbie, gjë për të cilen Hashimin për nënshkrim 2013 e kishe etiketuar tradhtar, po ashtu edhe Isa Mustafen për marrveshjen e vitit 2015. Dhe krejtë në fund ti pranove edhe më tepër seç kishin pranuar ata të dytë bashkë.Ishte shumë vigjilent Isa, kur bëri ,paraprakisht, që dokument-marrëveshja e 2015 të shkonte në gjykaten kushtetuese. Ti dole më patriot, i zhbëre të dyjat dhe i dhe vulen dhe qelsat Sërbska Republikes me dhjetë komuna e 46 kisha-ambasada, të cilat selinë e kanë në Serbi. Pra, u njejtësove me Hashimin dhe Isen.U njejtësove, edhepse tanë kohën na kishe premtuar e garantuar se nuk do t’i pranosh kurrë për asnjë çmim kërkesat e Serbisë. Ti jo vetëmse i pranove, por dhe edhe më tepër nga ç’ kishin premtuar të jepnin Hashimi dhe Isa. Ti nuk ke mbajtur as edhe një premtim të vetëm. Asnjë për be. Qershitë i hëngëre deri në një, bile edhe me thelba. Të gjitha këto, por edhe shumë veprime tuat jo parimore, jo burrërore dhe jo njerëzore më bëjnë, të mos jem me ty, por edhe të dyshoj te ti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …