Sektori i Rinisë së komunës së Skenderajt përkrah marshin “Marshojmë për drejtësi”

Sektori i Rinisë së bashku me organizatat e shoqërisë civile të komunës së Skenderajt përkrahin marshin me moton “Marshojmë për drejtësi” e organizuar nga platforma “LIRIA KA EMËR”. Komuna e Skenderajt është ndër qytetet më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë. Gjatë luftës 1998-1999, aparatura e shtetit serb vrau 1023 civilë (prej tyre 181 fëmijë), plagosi 850 civilë, si dhe ende rezultojnë 113 persona të zhdukur. Ne besojmë në pastërtinë e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Marshimi për drejtësi është obligim qytetar e kombëtar në mbrojtjen e vlerës më të shenjtë të popullit shqiptar. Gjithherë krenar me të kaluarën tonë! Liria ka emër! Iniciativës së Sektorit të Rinisë i bashkohen: – Shoqata e Pensionistëve të Komunës së Skenderajt – Shoqata e të pagjeturve “Pengu i lirisë” – OJQ “Ngritja e zërit” – OJQ “Vizionet Rinore” – Sindikata e shërbyesve civilë të Komunës së Skenderajt – Qendra Rinore Publike në Skenderajt – Iniciativa qytetare e Skenderajt – Ansambli “Drenica” – Shoqata e artistëve figurativ të Skenderajt – Organizata për kulturë dhe edukim “Frymëzimi” – OJQ “Drugëza” – Shoqata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos-Sk” – OJQ “Okarina e Runikut” -Shoqata e të Borgosurve Politikë-Dega Skenderaj. Skenderajt, 31.03.2023

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …