Brickos

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare  “Arti në gdhendje – Luan Mulliqi”

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare  “Arti në gdhendje – Luan Mulliqi”

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare  “Arti në gdhendje – Luan Mulliqi”.

Një pjesë e madhe e krijimtarisë së skulptorit dhe piktorit nga Gjakova, Luan Mulliqi, është e frymëzuar nga trashëgimia kulturore. Ai përmes formës moderne, paraqet momente të veçanta të psikologjisë popullore.

Skulpturat e tij janë punuar nga materiale të ndryshme siç janë: bronzi, guri, druri, bakri, etj. Veçohen skulpturat e punuara nga druri i mahagonit, të cilat paraqesin figurat e grave hasjane me kostumografi unike dhe origjinale.

Shumë ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kjo veshje e hasjaneve ka origjinalitet unik në botë. Mu për këtë, ky cikël i skulpturave ka zgjuar interesim kudo që janë ekspozuar brenda dhe jashtë vendit.

“Porta” me shtyllën prej guri simbolizon hyrjen në një hapësirë të banuar që nga kohërat e lashta, ndërsa kariatida nga bronzi tregon identitetin dhe kulturën e një populli të vjetër (Shqiptar) gjithmonë liridashës dhe mirëpritës, kurse kulmi me material të shkëlqyer fisnik simbolizon synimin tonë drejt së ardhmes.

Posta e Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së saj, të afirmojë para botës vlerat tona artistike dhe kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …