leoni

FSK

FSK: Nesër mbahet Aktiviteti i dorëzimit të donacionit  të FSK-së me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare  në Mitrovicë

Të përcjellin aktivitetin e dorëzimit të donacionit  të FSK-së me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare  në Mitrovicë

Ceremonia do të mbahet nesër,  12.11.2020, ditë e enjte, në ora 10:00 në ambientet e Qendrës Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, rruga “Afrim Zhitia”.

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndihmoi 21 Komuna  me pajisje mbrojtëse për Covid-19,  mjete këto nga donacioni i shtetit Gjerman dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në aktin e dorëzimit të këtij donacioni do të jenë të pranishëm Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtori i QMFSK Z. Shkëlzen Syla dhe gjeneral brigade Frank Best drejtor  i NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s).

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …