leoni

Rrustem: Transformimi i FSK-së do të bëhet në pajtim me faktorin e brendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë

Rrustem Berisha: Transformimi i FSK-së do të bëhet në pajtim me faktorin e brendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur do të bëhet me konsensus të plotë me faktorin e brendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë, duke qenë transparent në çdo hap të procesit. Ai gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo, tha se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që t’i avancojë më tutje marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara deri më tani në mes të Ministrisë për FSK dhe KFOR-it. Nga ana e tij, gjeneral Fungo tha se KFOR-i dhe FSK-ja kanë raporte bashkëpunimi shumë konkrete, jo vetëm me takime e shkëmbime zyrtare, por edhe me ushtrime dhe aktivitete tjera të përbashkëta fushore, në të cilat njësi të veçanta të KFOR-it dhe të FSK-së po kryejnë stërvitje të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …