Meta-Haradinajt: Vazhdimi i dialogut me Serbinë është proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit

Meta-Haradinajt: Vazhdimi i dialogut me Serbinë është proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Meta e uroi Haradinajn për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën të rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës. Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane Ai theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Ai theksoi rëndësinë  e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane. Kryetari Meta vlerësoi  marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …