Krushjanët sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren ku do të gjykohet krimineli serb, Darko Tasic

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, mori vendim që opinioni publik dhe mediet të informohen për të gjitha rastet

 

Me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës në punë në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të Gjykatës (2018-2020), në seancën administrative të mbajtur më 13 maj 2019, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës morën vendim që nga muaji qershor, opinioni publik dhe mediet të informohen për të gjitha rastet e shqyrtuara dhe të vendosura në seancat e rregullta shqyrtuese. Për aktgjykimet me rëndësi të veçantë për publikun dhe për institucionet shtetërore, njoftimi për vendimet nga seanca shqyrtuese do të përmbajë informata më të detajuara përkitazi me rastin. Duke pasur parasysh rregullat dhe procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës, përkitazi me kohëzgjatjen e procedimit të vendimeve të miratuara nga seanca shqyrtuese deri në përgatitjen e tyre për publikim dhe dërgim tek palët parashtruese, teksti final i vendimeve do të publikohet në afatin prej së paku 15 ditë pune nga koha e publikimit të njoftimeve me informata përmbledhëse.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …