Gjykata Speciale

Gjykata Speciale kërkon se paku gjashtë vjet kohë për ta përfunduar procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykatësi i procedurës paraprake, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, pasi gjykimi ndaj tyre është paraparë të fillojë më 3 prill. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep  Selimi janë duke e ndjekur konferencën statusore përmes video-lidhjes. Gjykatësi ka thënë se nëse i referohen përllogaritjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, atëherë duhen 6 vjet e gjysmë që kjo zyrë të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, andaj kjo sipas tij është e tepërt. Prokuroria ka thënë se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, duke larguar edhe ndonjë  prej dëshmitarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Debati për Specialen zhvendoset në Kuvend, partitë përballë ndryshimeve të ligjit

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, …