Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Komebeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se mos votimi i rezolutës për ndaljen e luftimeve në Gaza, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dëmtuar autoritetin e këpsaj organizate më të madhe ndërkombëtare. Gjatë fjalës në Doha të Katarit, ai shtoi më tutje se nuk do të heqë dorë nga thirrjet e tij për një armëpushim humanitar, raporton SkyNews. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së mbështetur nga pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
