Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos

Hajredin Kuçi, zëvendës-kryeministër dhe ministër i Drejtësisë, ndërsa Enver Hoxhaj ministër i Jashtëm

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kryetari i PDK-së  Kadri Veseli kanë zyrtarizuar dy emërimet e reja në Qeverinë e Kosovës. Hajredin Kuçi,  do të ushtrojë detyrën e ministrit të Drejtësisë, por do  të jetë edhe zëvendës-kryeministër, ndërsa Enver Hoxhaj është emëruar ministër i Punëve të Jashtme. Gjatë zyrtarizimit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së, është marrë vesh për një etapë të re të qeverisjes së tyre. Ai ka thënë se me kryeministrin është marrë vesh për përmirësimin e situatës ekonomike të Kosovës. “Jemi marrë vesh që në vitin 2017 të fillojmë me ligjin për sigurime shëndetësore, e di që është situatë e vështirë, por ne do të vazhdojmë me përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë”, ka thënë Veseli. “Ligjin për Trepçën do ta aprovojmë shumë shpejtë. Do të përkojë me interesat e vendit dhe në të njëjtën kohë interesat e punëtorëve. Po ashtu së bashku me partnerin sot kemi bërë që të kemi dy emërime të reja. Emërime janë pjesë e vazhdës së reformave të qeverisjes së tanishme”.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …