Haradinaj e Gjini nga Prizreni: Kosova meriton energji më të lirë, zhvillim dhe fundin e politikës së frikës

Në tubimin zgjedhor AAK në Prizren, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryeministër Ardian Gjini prezantuan vizionin e tyre për një Kosovë me ekonomi më të fortë, energji më të lirë dhe institucione që punojnë në interes të qytetarëve. Ramush Haradinaj kritikoi qeverisjen aktuale për dështimet në sektorin energjetik, duke theksuar se projektet strategjike të nisura gjatë mandatit të tij do ta kishin bërë Kosovën më të pavarur energjetikisht dhe me kosto dukshëm më të ulëta për qytetarët. Ai deklaroi se Aleanca ka dëshmuar gjithmonë guxim për t’u përballur me padrejtësitë dhe se nuk do të heshtë përballë vendimeve që, sipas tij, dëmtojnë interesat shtetërore. Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër Ardian Gjini tha se Kosova ka nevojë për një vizion të ri zhvillimor dhe jo për politika që mbajnë qytetarët në pasiguri e frikë. Ai theksoi se e ardhmja e vendit ndërtohet mbi besimin tek aleatët strategjikë, forcimin e ekonomisë dhe bashkimin rreth objektivave kombëtare. Gjini u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin alternativën e koalicionit 128, duke premtuar qeverisje me përgjegjësi, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së familjeve kosovare. Tubimi në Prizren u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, të cilët shprehën mbështetjen për programin dhe vizionin e prezantuar nga liderët e koalicionit.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …