Haradinaj dhe Veseli

Haradinaj e Veseli urojnë serbët për “Uskrs” nuk reagojnë kundër gjenocidit me armë kimike në Siri

Me rastin e “Pashkës” ortodokse ruse e sllave,  krerët e shtetit të Kosovës nuk kanë harruar të urojnë fqinjët ortodoksë serbë e të tjerë për festën e tyre, por nuk e kanë postuar asnjë reagim për vrasjen e 70 civilëve sirianë me armë kimike nga regjimi i Assadit dhe i Putinit. Përderisa kryetari amerikan  Donald Trump reagon dhe e quan kafshë e egërsirë Assadin, krerët e Kosovës kurdo që përmendet Siria e fusin kokën në zall, si struci. Natyrisht se reagimit ishin drejtuar në Gjermani ku kanë humbur jetën 3 gjermanë, po ashtu të pafajshëm por ata nuk u vranë me helme kimike si fëmijët e gratë në Siri. Po ashtu reagimet e ashpra janë shpenzuar për dënimin e rastit të dëbimit të gjashtë gylenisëtve në Turqi, në mesin e tyre edhe mësimdhënës që iu mësojnë fëmijët e tyre në Kolegjin e Gylenit në Lypjan. Janë burra shteti këta apo po improvizojnë, apo kanë diçka pas veshi që nuk reagojnë asnjë herë kundër krimeve fashiste të Assadit në Siri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …