Trump sulmoi ashpër Asadin dhe aleatët e tij rusë e iranianë për sulmin me armë kimike kundër civilëve në Siri

Trump sulmoi ashpër Asadin dhe aleatët e tij rusë e iranianë për sulmin me armë kimike kundër civilëve në Siri

Kryetari  amerikan Donald Trump sulmoi ashpër presidentin sirian Bashar al Asad dhe aleatët e tij rusë e iranianë për sulmin me armë kimike kundër civilëve në Siri, duke thënë se përgjegjësit do të paguajnë një çmim të shtrenjtë. Dhjetëra njerëz raportohet se u vranë me armë kimike në qytetin rebel të DEumas të shtunën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi një hetim urgjent, ndërsa Papa Françesku tha se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve kimike. Si zakonisht, Rusia dhe Siria mohojnë të ketë pasur sulm me armë kimike, por pjesa tjetër e botës duket e bindur për të kundërtën, aq sa Trump e quajti presidentin Asad kafshë. Trump akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit, ndërsa kërcënoi se çmimi do të jetë i shtrenjtë për këtë sulm. Në mesazhet e tij Trump ironizoi edhe ish presidentin amerikan Barack Obama, duke thënë se nëse ai do të respektonte kërcënimin e vijës së kuqe për Sirinë, tashmë Asad do të ishte histori. Aktivistët në terren flasin për rreth 70 viktima e shumë të plagosur. Sipas mjekëve sirianë, viktimave sulmit kanë shfaqur konvulsione dhe shkumë në gojë, shenja të qarta të përdorimit të armëve kimike. Departamenti amerikan i shtetit tha se nëse konfirmohet përdorimi i këtyre armëve, komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …