Haradinaj: Nuk i kemi borxh askujt dhe Beogradin nuk duhet lejuar të vendos për Kosovën

Gjatë qëndrimit në Besianë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka mbrojur  idenë se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë e Malin e Zi janë të dëmshme për Shtetin dhe nuk duhet të  lejuar  që Beogradi të ketë vendimmarrje në Kosovë. Në rast se ne vazhdojmë të përshtatemi e të lejojmë atë  tjetrin të vendosë për fatin e ardhmërinë tonë, ajo është një përziemje e keqe; ajo mund të shkaktojë konflikte, luftëra. Mbajtja e këtyre raporteve, për të mos lejurar Beogradin të ketë vendimmarrje në Prishtinë e në Kosovë, është kontribut drejt paqes për rajonin. Ne si shqiptarë që nuk i kemi borxh askujt prej fqinjve, pse atëherë po u dashka me u marrë prej neve për paqen në Ballkan. Kjo nuk ka kuptim,  ka thënë mes tjerash Ramush  Haradinaj në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së, në Besianë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Aktgjykimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në vitin 2026

Gjykata speciale, në Hagë kanë konfirmuar se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …