Ramush Haradinaj

Haradinaj: Për AAK-në bojkotimi i kësaj legjislature është vendim i përhershëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kuvendi e ka humbur kredibilitetin dhe kundërshtimi i opozitës ka bërë që të ndalen dy marrëveshjet. Kuvendi është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet për të mbuluar uzurpimin  e shtetit dhe marrëveshjet por edhe me zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit, i cilin  është arkitekt i uzurpimit. Prandaj një Parlament i tillë e meriton të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje. AAK nuk është pjesë e këtij parlamenti”, ka thënë Haradinaj. Kryetari i AAK-së ka shtuar se janë duke biseduar me partitë opozitare për këtë dhe ka kujtuar se Ismajl Kurteshi ka folur herën e fundit në Kuvend në emër të opozitës për bojkotim të përkohshëm por edhe nëse kjo ndryshon nga partnerët e opozitës së bashkuar, Haradinaj ka thënë se për AAK-në bojkotimi i kësaj legjislature është vendim i përhershëm.

Kontrolloni gjithashtu

Wade Goddard, dëshmitar i dhimbjes dhe heroizmit: Fotot që rrëfejnë çmimin e lirisë së Kosovës

Mëngjesi i 26 shtatorit 1998 në fshatin Abri e Poshtme mbetet një ndër kujtimet më …