Ilir Muharremi; Vrasja e 7-vjeçarit në Basel, me motive raciste apo ishte e çmendur?

Ilir Muharremi; Vrasja e 7-vjeçarit në Basel, me motive raciste apo ishte e çmendur?

Është vështirë ta kuptosh mendjen e një vrasësi. Motivet gjithmonë gjenden në kokat e tyre, por nganjëherë edhe nuk ndodh ashtu. Shpesh motivet janë raciste dhe çmenduritë keqpërdoren me arsye për të dalë nga situata.

I çmenduri është i lirë, këpucët e tij nuk i njohin ligjet e shoqërisë normale.

Jam i tronditur nga vrasja e 7 vjeçarit Ilias Mahmuti në Basel të Zvicrrës nga një 75 vjeçare. Shtrohet pyetja përse ajo morri jetën pikërisht të një shqiptari? A prek kjo racizmin? Apo ndoshta vogëlushi qëlloj rastësisht në momentin kur ajo po kërkonte në rrugë ndonjë viktimë të pa fuqishëm? Ose ajo ndoshta e ka përcjellur me ditë vogëlushin dhe është interesuar për historinë e tij.

Cila mund të jetë e saktë nga këto? A u bë vrasja me paramendim me ndonjë skenar nga 75 vjeçarja Angela N.? Ose ndoshta ajo i urren të huajt në vendin e saj. Cili ishte motivi, çfarë ndodhi? Tashmë pothujase të gjithë e dijmë, pse ndodhi pak këtë po e dijmë. Si e vrau edhe kjo u bë e njohur, edhe se e la në mjedis të hapur nuk e fshehu trupin. Edhe ku e mori thikën është e njohur nga një vend i ngrënies.

Pse e qëlloi më thikë? Analiza shkon në atë para krimit, gjatë krimit dhe pas krimit. Para mund vetëm të supozojmë, gjatë ishte masakër,  pas, siç thuhet plaka u kishte dërguar vet sms organeve të rendit për t’u treguar për aktin që kishte kryer. Vërehet që ishte e kontrolluar dhe nuk mund të besohet se ishte  në skaje të çmendurisë.

Fotografia e vrasëses po qarkullon në internet, sa besohet që është ajo fotografi e vërtetë sepse vetem një portret na shfaqet.

Njëri nga Zvicra i cili kishte ndihmuar ta sillnin trupin në Kosovë thotë që ndonjëherë mediat atje nuk raportojnë drejtë kur është në pyetje një i huaj. Populli zviceran u solidarizua me familjen e viktimës.

Më kë jetonte ajo? Nëse ishte me familje, atëherë përse nuk u mbajt nën kontroll? Ose nëse është e strehuar në ndonjë institucion, duhet të japin llogari. I çmenduri shpëton nga ligji i lirisë së tij.

Tash çka do që vendoset vogëlushi ka udhëtuar pa dëshirën e tij drejt një përjetësie të panjohur. Për prindërit e njëjta gjë do të jetë si ta shpallin vrasësen të fajshme ose të çmendur…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …