Ilir Tolaj:

Ilir Tolaj: Mbyllja e tepërt nuk ka rezultuar në ndalje të pandemisë në asnjë vend të botës e as në Kosovë

Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë se mesazhet e institucioneve apo Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës se deklaratat “këto dy javë janë vendimtare” kanë ndikuar keq të qytetarët duke perceptuar se pandemia ka kaluar. Tolaj thotë se mbyllja e tepërt nuk ka rezultuar në ndalje të pandemisë në asnjë vend të botës e as në Kosovë. Infektologu thotë se asnjë pandemi nuk përfundon pa u plotësuar disa kushte. “E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin”. Tolaj thotë se në Kosovë në bazë të shifrave të publikuara që janë shumë të larta dhe pamundësisë për të testuar rastet e kontaktit të personave me COVID-19 tregon se mund të jetë prekur një përqindje e madhe e popullatës. “Mund të jetë prekur rreth 20 për qind e popullatës apo rreth 300 mijë persona”. Kosova mund të jetë në gjysmën e shifrës së të shëruarve për të fituar imunitetin kolektiv, thotë, Ilir Tolaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …