INDEP ka mbajtur sot, 26 Mars 2021, konferencën me titull: “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje”

INDEP ka mbajtur sot, 26 Mars 2021, konferencën me titull: “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur sot, 26 Mars 2021, konferencën për medie me titull “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje”. Konferenca u mbajt nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit dhe Hulumtues i Lartë dhe znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese nga INDEP. Gjatë kësaj konference, hulumtuesit shpalosën monitorimin 4 mujor që INDEP i ka bërë zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, efekteve të saj por edhe ngecjeve që janë hasur në proces.
Gjatë konferencës, INDEP ka lansuar platformën Barometri, dhe ka publikon punimin “Rimëkëmbja ekonomike dhe ndërtimi i bashkëpunimit ndërinstitucional” dhe buletinin e 5-të nga monitorimi i zbatimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Për më shumë detaje, gjeni komunikatën e plotë të bashkëlidhur.
Për pyetje ose info shtesë, kontaktoni në emailin zyrtar të INDEP-it: [email protected], ose në numrin tonë të telefonit: +383 38 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerohet barkodi i parë GS1 në Kosovë për kompaninë Pestova – një hap historik për produktet kosovare

GS1 Kosova ka gjeneruar barkodin e parë zyrtar për kompaninë Pestova, duke shënuar një moment …