Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës së radhës në Dritan të Drenasit

Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës së radhës në Dritan të Drenasit

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe  sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar,  inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin, Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’. Projekti i ndërtimit të urës  me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundojë në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit. Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës.  FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet libri “Koha pa etos” i autorit Besim Baraliu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në praninë e lexuesve të librit, …