Pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër nga kryetari Thaçi, LDK nesër e mbledh Kryesinë e partisë

Isa Mustafa i mbledh në takim kryetarët e degëve të LDK-së për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie. Takimi do të mbahet në orën 14:30, ku edhe pritet të diskutohet rreth ngjarjeve të fundit politike në vend. Këtë e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Safet Kamberi. Ndërkohë, edhe pse në media u raportua, as sot nuk do të ketë takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për negociatat për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka përmes një postimi në, njoftoi se sot nuk do të ketë takim mes kreut të Kurtit dhe Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: Të vegjlit në kazermën “Adem Jashari”

Ismet Sylejmani: RADIO “KOSOVA E LIRË” RADIO E KOMBIT

Radio”Kosova e Lirë”, më 4 Janar 1999, jehoi e u dëgjua në çdo shtëpi atdhetare …