Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Isa Mustafa ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje, pa  u certifikuar edhe zyrtarisht  rezultati i zgjedhjeve. Ai ka thënë se me Kurtin  janë pajtuar në shumicën e temave, por që kanë mbetur edhe disa tema të hapura të cilat do të përmbyllën ndërmjet dy liderëve politikë. Kanë mbetur të hapura çështjet e dialogut që nuk janë diskutuar në këto nivele që duhet të diskutohen në nivel të liderëve politikë të LDK-së dhe VV-së. Ka mbetur çështja e marrëdhënieve me jashtë, që po ashtu korrespondon edhe me dialogun, por edhe me orientimet tona eurointegruese dhe euroatlantike. Ka mbetur çështja e ndarjes së përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme. Unë tash po flas për një koalicion të mundshëm, nuk mund të flas për një koalicion të kryer, sepse ne jemi në fazën e dialogut dhe të bisedimeve, por për atë duhet të marrim vendim se a pajtohemi për të gjitha çështjet’, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …