Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons sërish kërkon të raportojë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons sërish kërkon të raportojë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons edhe njëherë i është drejtuar me shkresë Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që Komisioni Parlamentar për Legjislacion të dëgjojë deklarimet e tij lidhur me pretendimet për parregullsitë në funksionimin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i tij në Kosovë, avokati Artan Qerkini i cili thotë se janë në pritje të një përgjigje nga komisioni. Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se në mbledhjet e ardhshme do të vendosin për një datë kur do të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it. Vitin e kaluar, Malcolm Simmons kishte deklaruar se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë. Por raportimi i tij mund të realizohet vetëm përmes formës elektronike, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …