Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se vendimi që ky shtet të ketë një kryeministër shqiptar, shkroi një ardhmëri të re

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasi dorëzoi detyrën  ka thënë se vendimi që ky shtet të ketë një kryeministër shqiptar, shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin. Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendim i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje. Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin. Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit”, ka shkruar Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …