Ibrahim Gashi

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi, është ftuar në hetime nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Profesor Ibrahim Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. “Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, tha ai duke saktësuar  se intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Bllokada institucionale rrezikon 121 milionë euro investime për Kosovën

Kriza institucionale në Kosovë po rrezikon drejtpërdrejt realizimin e disa projekteve strategjike që kapin vlerën …