Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-ushtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj do të jetë e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. “Unë jam kontaktuar nga Gjykata Speciale dhe ata që më kanë kontaktuar, kanë menduar që jam në Prishtinë. Ftesë ende nuk më kanë dërguar, vetëm se ma kanë konfirmuar se do të kem një të tillë”, ka thënë Kadrijaj. Së fundi, kjo gjykatë ka ftuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqin. Për shkak të kësaj ftese, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …