Jakup Krasniqi: Kush është i lig, mashtrues dhe i çmendur në këtë vend?

              Ditëve të fundit disa zëra, folën  e shkruan për të burgosurit politikë dhe opozitën dhe kush si mundi i quajtën, dikush edhe duke fshehur çmendurinë e kultivuar ndër vite, tha: “Të burgosurit politik janë të “çmendur”, një tjetër, duke e fshehur “shërbëtorin e përulur” ndaj UDB-ashëve serbë dhe kujtdo tjetër, vetëm jo kurrë në shërbim të kombit e të atdheut, tha: “Të burgosurit janë shërbëtor të KGB-së”?! E ndonjë tjetër, e akuzuan opozitën si “pro ruse” e “anti perëndimore”. Kjo po thuhet për njerëzit që po e duan vendin e tyre, kombin e tyre dhe perspektivën qytetare për sot e nesër.


 


Gjithë ky soj i shërbëtorëve të përulur, ndaj armikut shekullor nuk e mori  guximin as edhe një herë në kohën e duhur, për t’ ia  bënë asnjë argat Atdheut e kombit  sa herë që kërkohej pak sakrificë. Tani në Kosovën e lirë e të pavarur, të çliruar nga të “çmendurit”, nga “spiunet” e “KGB-së”, i kanë veshur rrobat e “akademikëve”, të “çlirimtarëve” e të “demokratëve”, “shtetndërtues” e “pro perëndimorëve” duke ia dhuruar një pjesë te sovranitetit Serisë. Të mjerët, ne asnjë kohë dhe as sot, “nuk janë të gatshëm ta trembin macen nga përsheshi”. Në jetë u ka mbetur vetëm një zanat: Të rrojnë si shërbëtorë të përjetshëm të të huajit, atë punë po e bëjnë edhe sot! Madje gjithherë duke i shërbyer të huajit dhe bashkë me të huajin, i kanë etiketuar Luftëtarët e Çlirimit Kombëtar më etiketa më neveritëse. Ky ka mbetur zanati i tyre, i turpit të përjetshëm. Ndërsa në kohën e luftës çlirimtare, me çdo mjet dhe mjete financiare, ishin sabotatorët e dëshmuar të saj. Ndërsa sot kërkohen të shpërblehen si “veteranë të luftës çlirimtare”?!


 


Pa proceset politike kundër atdhetarëve ndër vite, pa luftën çlirimtare dje, nuk do ta kishim lirinë e pavarësinë sot. Sot pa opozitën e vendosur për të ruajtur sovranitetin e shtetit tonë, këta ligshtana do ta sillnin Serbinë këmbëkryq në Kosovë. Shyqyr që vendi ka opozitë të vendosur për t’i mbrojtur vlerat kombëtare dhe sovranitetin e shtetit.


 


 


Në vazhdim do të flasim për qëndresën kombëtare, kundër armikut shekullor, të cilit armik disa nga të akuzuarit nuk nguruan t’i shërbejnë me përkushtim e devotshmëri.


 


Procese politike për “kundërrevolucionarët”


 


Historia e proceseve politike kundër të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës, fillimin e ka nga periudha e Mbretërisë jugosllave për të vazhduar, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pra në Jugosllavinë e Titos. Qeveria e re jugosllave e Tito – Rankoviqit, menjëherë pas Luftës Nacionalçlirimtare, mbi popullsinë shqiptare kishte marrë një varg masash represive të përcjell edhe me masakra mbi njerëzit duarthatë siç ishin 3500 viktimat e  Tivarit, të Sremit1, por edhe ato mbi popullsinë e Drenicës në vitet 1944 – 1945, ku u dogjën qindra fshatra dhe në tërë Kosovës u ekzekutuan 47.300 shqiptarë.  Proceset më të njohura politike janë:  Procesi kundër pjesëtarëve të Lëvizjes Nacionaldemokrate Shqiptare, procesi gjyqësor politik  të Prizrenit, dënimi i Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i udhëhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu (1961), procesi kundër LRBSH, proceset kundër organizatorëve të Demonstratave të vitit 1968, procesi për dënimin e Adem Demaçit më 1975, Grupit Revolucionar maj 1974, dënimi i pjesëtarëve të LNÇSHJ më 1979 dhe proceset pas vitit 1981 e në vazhdim.


 


Gjithë këto masakra, dënime (edhe kapitale) që janë bërë për udhëheqësit e LNDSH-së e deri të dënimet e viteve që i kemi në shqyrtim (nga një deri në 15  e 20 vite), qëllim kryesor kishin mbajtjen nën zap të popullit shqiptar që ai mos të kërkonte të drejta e liri kombëtare. Në verën e vitit 1982 ndodhën një seri dënimesh drakonike për veprimtarët e organizatave politike të Ilegales, për të cilat informoi shtypi zyrtar i Prishtinës dhe ai ilegal. Këto organizata ishin: Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës (OMLK) për të cilin u organizuan dy gjyqe, një në Prishtinë (18 veta) e një në Gjilan (16 veta), Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ), 24 të dënura,  gjyqi i organizuar në Prishtinë; Grupi “Pavarësia” prej 9 veta, gjyqi i organizuar në Pejë; Grupi i intelektualëve në Prishtinë, 9 veta, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tri grupe të Besisë, 38 protestues një grup i të miturve, që u kishin marrë armët rezervistëve serbë më 2 prill të vitit 1981, disa grupe të studentëve që kishin protestuar në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Besianë dhe në shumë  qendra të Kosovës.


 


Të gjitha organizatorët  u dënuan për shkak të veprimtarisë nga pozitat e “nacionalizmit”’  “irredentizmit” si dhe për veprimtari “kundërrevolucionare”. Cilësimi më i zakonshëm ishte: “Bashkim për veprimtari armiqësore”, “propagandë” dhe “kundërrevolucion”, sipas nenit 136 e 133 lidhur me nenin 114 sipas LPJ. Për këto dënime të rënda politike, në shtypin e Kosovës dhe mjete tjera informative u shkruan edhe komente. Në komente në të shumtën e rasteve thuheshin fjalë më të rënda. Shpesh sikur bënin garë me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria në bashkëpunim me policinë sekrete (UDB) që zakonisht i bënte hetimet dhe përcaktonte shkallën e dënimit. Dhe për këto vepra të dhunës se shfrenuar e kishin ndihmën e sojit te etiketuesve të sotshëm, mbase edhe vet etiketuesit!


 


Në ato komente, jo vetëm veprimtarët politikë, por e gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, akuzohej se gjoja po kërkohej “Kosova e pastër etnikisht”. Një kërkesë e tillë asnjëherë nuk është shqiptuar nga të akuzuarit, por pse dhe ku e gjenin autorët e komenteve, nuk mund të dimë pasi komentet kishin autorësinë e shtëpisë botuese ose informative. Në rastin që po e shqyrtojmë  komenti ishte i RTP-së. Nga 5 deri në 11 qershor, në faqet e “Rilindjes” është botuar një fejton në shtatë vazhdime, me titull: “Gjurmëve të ngjarjeve kundërrevolucionare në Kosovë.” Edhe shtypi i ilegales në faqet e tija merret me proceset e përmendura, por qasja e tij ishte krejt tjetër. Në shtypin e ilegales hasim këta tituj: “Përpara drejt fitores” ishte kryeartikulli i gazetës “Liria” e muajt gusht 1981, “Dënimet e rënda nuk e frikësojnë popullin tonë”, “Demagogjia nuk mund ta mbulojë dhunën dhe terrorin” shkruante “Liria” e muajt dhjetor 1981 “Proceset


e inskenuara politike formë e terrorit shovinist. “Zëri i Kosovës” shkruante gjerësisht për proceset gjyqësore, në shtator 1982. Artikulli përmbyllej me bindjen se ashtu siç i kemi tejkaluar inskenimet nga dimri i vitit 1944-1945, ashtu do t’i përballojmë edhe inskenimet politike të vitit 1981, se edhe nga ky terror politik do të dalim më të fort, më të kalitur e më vital për të ardhmen e sigurt të vendit e të popullit tonë. Lëvizja e Rezistencës nuk kishte pushuar për asnjë ditë të vetme, deri në përfundimin e luftës fitimtare së UÇK-së, në qershor të vitit 1999.


 


Dallimet në mes prezantimeve në shtypin zyrtar dhe ilegal për gjyqet politike ishin të mëdha. Derisa në shtypin zyrtarë të Prishtinës, të burgosurit paraqiteshin: “nacionalistë”, “irredentistë”, gogolë, “kundërrevolucionarë”, “armiq” të shtetit, të “klasës punëtore” e të  “popullit”, në shtypin e ilegales prezantoheshin: “krenari e kombit”, “sypatrembur e revolucionarë”, “luftëtarë të lirisë” e “çlirimtarë” etj., që përgjegjësi i jepnin vetëm popullit e askujt tjetër.  Sulmi që kishte bërë politika jugosllave, nëpërmjet mjeteve të informimit publik në përgjithësi, e shtypit në veçanti për “armiqtë” e “popullit” e të “socializmit”, për “përmbysjen” e “shtetit” të “klasës punëtore”, të “socializmit Vetëqeverisëses”, etj., kishte ngritur në Jugosllavi urrejtjen ndaj popullit shqiptar e në veçanti ndaj të burgosurve politikë.


 Të burgosurit politikë, në muajt e hetuesisë, deri në përfundim të hetimeve u janë nënshtruar torturave të rënda fizike e psikike. Pas dërgimit të burgosurve në burgjet e ndryshme të RSFJ, për ta fillonte një fazë e re e torturimit deri në gjymtim dhe mbytje.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …