Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ndërprerja e bisedimeve të Kosovës me Serbinë është një hap i domosdoshëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi në një shkrim autorial ka shkruar se procesi i bisedimeve të Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë, rezulton i papërgatitur, jotransparent, i korruptuar, i komprometuar! Si i tillë, s’ka sesi të mos emërtohet me emrin e vërtetë, se ka rezultuar të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen tonë përgjithësisht. Kulmi i dëmeve që kanë prodhuar këto bisedime janë sot e gjithë ditën: Bashkësia e Komunave serbe, jashtë çdo standardi të BE-së!, marrëveshja për gjyqësorin, “integrimi” i strukturave paralele, rojet e urës, marrëveshja për telefoninë dhe lejimi i murit ndarës… Këto, së bashku me një mori marrëveshjesh jo vetëm që i bëjnë jofunksionale institucionet e shtetit, por i nënshtrohen diktatit të Beogradit, mbase edhe më shumë se kaq! Prandaj, ndërprerja e këtyre bisedimeve, kështu siç kanë precipituar, është një hap më se i domosdoshëm, ka nënvizuar,  Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …