Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Taksa 100% nuk ka qenë e dëshirueshme por e imponuar nga Serbia e politikës së gjenocidit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se taksa 100% duhet të hiqet kur të ndalet agresiviteti i Serbisë ndaj vendit tonë. Ai ka shkruar se taksa nuk ka qenë e dëshiruar por ka qenë imponim ndaj politikës gjenocidiale serbe. “Mbrojtja edhe me Taksën 100% – ishte domosdoshmëri! Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhëm dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar Serbia e politikës së gjenocidit. Kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’i drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj. Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonesa e politikës sonë lakmitare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës. Taksa duhet të hiqet vetëm pasi të ndërpritet çdo agresivitet i Beogradit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …