James Hooper

James Hooper: Nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë pa shkëmbime territoriale

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti, James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj. Hooper, tha se nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë pa shkëmbime territoriale. Nuk e di se cila do të jetë pikëpamja e Albin Kurtit. Pikëpamja si një udhëheqës i një partie opozitare është diçka tjetër, e kuptoj pikëpamjen e tij në atë rol. Cili do të jetë këndvështrimi i tij në postin e kryeministrit, këtë nuk e di dhe nuk dua të spekuloj. Por mendoj se ai do të gjendet përballë realitetit dhe për të mund të jetë një realitet i vështirë për t’u pranuar. Realiteti është se marrëveshja tashmë është negociuar. Marrëveshja ekziston. Në thelb është rënë dakord… Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …