leoni

Joe Biden

Joe Biden: Shtetet e Bashkuara do t’i dilnin në mbrojtje Tajvanit, nëse ai sulmohet nga Kina

Kryetari amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i dilnin në mbrojtje Tajvanit, nëse ai sulmohet nga Kina. “Po, jemi zotuar për këtë”, tha Biden në një takim me qytetarë, që u transmetua drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv CNN. Deklarata e tij është në kundërshtim me politikën afatgjate të SHBA-së për ta ndihmuar Tajvanin në ndërtimin e mbrojtjes së tij, por jo për ta ndihmuar atë ushtarakisht në një konflikt të mundshëm. Deklarata po ashtu vjen më pak se dy muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. SHBA-ja ka qenë 20 vjet e angazhuar ushtarakisht në këtë vend. Presidenti iu përgjigj një anëtari të audiencës, i cili pyeti nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përballojnë zhvillimin e shpejtë ushtarak të Kinës. “Mos u shqetësoni nëse ata do të jenë më të fuqishëm. Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë që ne kemi ushtrinë më të fuqishme në historinë e botës”, tha Biden. “Unë dua që Kina ta kuptojë se ne nuk do të tërhiqemi”, tha presidenti, për të shtuar se ai nuk do që të nisë Luftë të re të Ftohtë me Kinën.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …