Gjyq

Ka filluar seanca gjyqësore kundër pjesëtarëve të organizatës, “Syri i Popullit”

Kryetarja e trupit gjykues në shqyrtimin fillestar në rastin e organizatës, “Syri i Popullit”, Naime Krasniqi-Jashanica, mori vendim që publiku dhe mediet të përjashtohen nga seanca. Pas marrjes së të dhënave personale të akuzuarve, kryetarja e trupit gjykues, kërkoi nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha të marr mendimin nëse duhet të përjashtohet publiku apo jo për shkak të njërës vepër penale, për të cilën akuzohet njëri nga të akuzuarit. Prokurori, Sylë Hoxha propozoi që seanca të mbahet e mbyllur për publikun, pasi njëra vepër penale që Avni Llumnica akuzohet kërkohet që të përjashtohet publiku, Por mbrojtja e Avni Llumnicës kërkoi që seanca të jetë e hapur për publikun. Avokati Naim Rudari, mbrojtës i Avni Llumnicës tha se klienti i tij ndjehet i pafajshëm dhe se nuk ka nevojë të përjashtohet publiku. Mirëpo përkundër kësaj, kryetarja e trupit gjykues mori vendim që publiku të përjashtohet nga salla. Në këtë rast, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …