Ali Lajçi

Ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit e majit të vitit 1981

Në moshën 69 vjeçare, ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e parë të Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit e majit të vitit 1981. Ai  u lind në Malaj të Rugovës, më 3 janar të vitit  1955. Ka kryer  gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Për pjesëmarrje dhe organizim të protestave e demonstratave ishte dënuar nga regjimi i RSFJ-së, në krye të grupit të  studentëve me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ali Lajçi do të mbetet në mesin e emrave më emblematikë të  Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit e majit të vitit 1981, lëvizje e cila mori përmasat e kryengritjes gjithë popullore dhe asnjëherë nuk e ndali rrugën drejt çlirimit dhe  pavarësisë së Kosovës, të cilën e kurorëzoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në luftën e saj  heroike deri në qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, …