Kadrijaj: Ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

Kadrijaj: Ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe se rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk i është lejuar të merr tretman shëndetësor. Ajo tha kështu pasi që ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e  ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, ka theksuar Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …