Kandidatët për postin e të parit të Besjanës ju bëjnë thirrje votuesve të marrin pjesë në zgjedhje

Gjatë orëve të paradites kanë votuar të tre kandidatët për postin e të parit të Besjanës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpëtim Bulliqi dhe kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu. Ata ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe nëpërmjet votës së tyre ta shfaqin vullnetin e tyre se kush duan që ta qeverisë komunën e Besjanës. Ata gjithashtu ju kanë bërë thirrje votuesve që gjatë pjesëmarrjes në procesin zgjedhor t’i përfillin në mënyrë rigoroze të gjitha masat e parapara anti kovid.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …