Carl Bildt

Karl Bildt ka kritikuar Evropën për qëndrimin e saj ndaj Turqisë pas përpjekjeve për grusht shtet

Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt ka kritikuar Evropën për qëndrimin e saj ndaj Turqisë pas përpjekjeve për grusht shtet. Ai ka kërkuar nga Brukseli zyrtar që ta përkrahë Erdoganin. “Fle Brukseli apo nuk e di”? kjo është pyetja që bëhet pasi që liderët e shteteve të Evropës kanë reaguar me hezitim lidhur me puçin ushtarak, më 15 korrik ka shkruar Bildt për portalin “Politico”. Ai ka nënvizuar se suksesi i puçit do ta kishte quar Turqinë në një luftë civile, ndërsa pasojat do të kishin qenë të pa parashikueshme. Miliona turq do të kishin mësyrë në shtetet e Evropës, duke iu bashkuar milionave të tjerë nga Siria.

Bildt ka thënë se Evropa asnjëherë nuk ka parë ndonjë puç ushtarak në vendet e saj, por në natën e grusht shteti ajo ka qenë dashur të reagojë menjëherë. Nuk pati asnjë përpjekje për angazhimin e ndonjë zyrtari të lartë të BE-së për të shkuar në Turqi dhe për t’ i dhënë mbështetje një qeverie, së cilës iu kishte rrezikuar rendi demokratik.  Tani do të jetë kryetari i Rusisë, Putin, i pari që do të takohet me Erdoganin, pas përpjekjeve për Grusht shtet dhe kjo do të jetë e turpshme për Evropën. Nuk ka dyshim se Turqia ka pasur të drejtë dhe ka qenë dashur pa tjetër të mbrohet nga forcat që kanë kërcënuar rendin e saj shoqëror.  BE-ja do të kishte qenë në pozitë shumë më të mirë po qe se liderët e saj do ta të kishin vizituar Turqinë dhe të kishin shprehur keqardhje për grusht shtetin, duke  uruar popullin turk dhe liderët e vendit, si dhe  duke u dhënë mbështetje në ruajtjen e demokracisë ka shkruar mes tjerash, Karl Bildt.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …