leoni

KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

KEDS-i kërkon shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 30 deri në 40 përqind

Shtrenjtim të energjisë elektrike prej 30 deri në 40 përqind ka kërkuar KEDS nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, por janë qytetarët ata që thonë se një rritje e tillë e faturave do të ishte e papërballueshme për standardin e tyre të jetesës. Ndërkohë nga shoqëria civile propozojnë që të shkohet me aplikimin e bllok tarifave, gjë e cila do të ndikonte në kursim më të madh të energjisë elektrike. Zyrtari për komunikim në KEDS, Adlum Ramadani, thotë se kërkesa e tyre drejtuar ZRRE-së ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit të importit. Ne kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm, sa i përket çështjes së çmimit, kjo është e drejtë ekskluzive që i takon organit vendimmarrës që në këtë rast është ZRRE. Ne si KEDS dhe KESCO nuk mund të komentojmë sa do të jetë rritja, por sa i përket kërkesës të cilën ne e kemi paraqitur, është diku rreth 30-40 përqind kërkesë për ngritje të çmimit, mirëpo sigurisht që vendimin final apo fjalën e fundit do ta thotë ZRRE”, thotë ai Ai thotë se aktualisht konsumatorët janë duke pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe se nuk janë duke u aplikuar reduktime, megjithatë, thotë se ditëve të fundit është rritur konsumi i energjisë edhe për shkak të uljes së temperaturave.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …