KFOR-i italianë e mbështetë Policinë e Kosovës me pajisje kundër pandemisë se virusit korona

KFOR-i italianë e mbështetë Policinë e Kosovës me pajisje kundër pandemisë se virusit korona

Karabinierët Italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, i dhuruan Policisë së Kosovës 22 makina gjeneruese të ozonit për të pastruar zyrat dhe automjetet nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë. Pajisjet u financuan nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe raportohet se do të lehtësojnë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19. Në muajt e kaluar ushtria italiane, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, siguroi një ekip të përbërë nga nëntë anëtarë të personelit nga Regjimenti i 7-të i Mbrojtjes Kimike-Biologjike-Radiologjike-Bërthamore ‘Kremona’ që dezinfektoi mbi 50 objekte publike në të gjithë Kosovën në 34 komuna të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …