Brickos

Faton Klinaku: Garantimin për mbrojtje në liri të të akuzuarve nga Specialja duhet ta bëjë Kosova

Klinaku: Veprimet e Gjykatës Speciale pas 3 gushtit janë kundërkushtetuese dhe të paligjshme

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UCK, Faton Klinaku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me bastisjet e sotme dhe arrestimet e mundshme të ish-udhëheqësve të UCK-së. Klinaku ka thënë se këto aktakuza i kanë pasur edhe në zyrat e tyre të cilat edhe i kanë publikuar në media. “Informacione se kur do të arrestohen apo se kur do të ftohen nuk i kemi pasur, por aktakuzat që iu kanë rrjedh atyre i kemi pasur në zyre dhe ju e dini që i kemi publikuar para mediave dhe ty kanë qenë edhe këto dyja të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai. Klinaku vazhdon të deklarojë se veprimet e Speciales pas 3 gushtit janë kundërkushtetuese dhe të paligjshme pasi konsideron se në këtë datë i ka skaduar mandati.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …