Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re ka pranuar, shqyrtuar dhe ka aprovuar kandidaturën e Behxhet Pacolli për President të AKR-së. Komisioni Zgjedhor në takim të rregullt të drejtuar nga Kryetari, Fatmir Matoshi, unanimisht ka vlerësuar se kjo kandidaturë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e ka aprovuar atë. “Komisioni Zgjedhor i dëshiron suksese Behgjet Pacolli në garën për President të AKR-së”, thuhet në njoftimin e AKR-së për media. Kandidatët e tjerë që duan ta sfidojnë në këtë garë Pacollin kanë afat deri me 11 shkurt të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden
Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …