Kompania izraelite “Terror Alarm”, spekulon se Grupi terrorist, rus, “Wagner” është nisur për në Kosovë

Kompania izraelite, “Terror Alarm”, spekulon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”. Kompania që bëri njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre, në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë gjatë  viteve 2014-2017. Sipas kësaj kompanie informacioni është siguruar  nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner, në Telegram. Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupet kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’ rast mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë,  të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit  dhe kundër pranisë së Policisë së Kosovës, në veri të vendit, duke kërkuar që katër komunat të sigurohen vetëm nga forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …