KPMM prezanton udhëzuesin për miradministrim e aktiviteteve minerare dhe mjedisore

KPMM prezanton udhëzuesin për miradministrim e aktiviteteve minerare dhe mjedisore

Sot KPMM ka mbajtur konferencën lidhur me prezantimin e udhëzuesit për miradministrim të aktiviteteve minerare dhe mjedisore. Në fjalën e tij hyrëse drejtori i KPMM së, Ramiz Krasniqi tha se në këtë vit janë realizuar një sërë takimesh të rëndësishme lidhur me operimin e operatoreve ilegal. Qëllimi i punëtorisë është prezantimi i udhëzuesit dhe do të publikohet në web dhe do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës

Anëtari i bordit të KPMM-së, Avdi Konjuhi paraqiti para të papranishmëve detyrat e përgjegjësitë e këtij institucioni. Krahas detyrave sfida më e madhe është operimi ilegal. Në bashkëpunim me institucionet relevante ne jemi të përgatitur të punojmë me përkushtim për ndalimin e operatoreve ilegal. Ne kemi shtuar të hyrat minerare përmes rentës.

 Kurse drejtori i krimeve të rënda nga Policia e Kosovës z. Fadil Gashi vlerësoi lartë punën që është bërë në këtë drejtim. Policia e zbaton ligjin por edhe jemi të pandalshëm në punën e operatorëve ilegal. Është një numër i madh në sektorin minerar që punojnë pa licenca adekuate. Inspektimi i mirëfilltë mungon, andaj ende veprimtaria e tyre është e pa menagjueshme. Ne duhet të hartojmë një udhëzues të përbashkët për të vazhduar më tutje.

Besim Zogaj nga Agjencioni Pyjor i Kosovës theksoi se roli i agjencisë është i një rëndësie të veçantë. Sektori pyjor është larg synimeve tona. Gjatë këtij inspektimi janë gjetur një varg mangësish. Ne me KPMM kemi hartuar edhe një memorandum bashkëpunimi. Interesi ynë është bashkëpunimi për të pasur rezultat të kënaqshëm. Qëllimi arrihet nëse kemi përkrahjen komunale.

Nga MMPH Mustafë Hyseni tha se ne jemi të angazhuar për një bashkëpunim për mbrojtjen e mjedisit, ne kemi diskutuar edhe për lejen dhe pëlqimin mjedisor që duhet marrë hapa konkret. Ne kemi obligim për të përmbushur kërkesat dhe të parandalohen operimet ilegale. Ne duhet vetëdijesuar operatorin për të plotësuar kushtet e kërkuara. Jemi larg standardeve të kërkuara. Ky udhëzues i ka konkretizuar disa gjëra lidhur me këtë.

Jahir Gashi inspektor i KPMM në përmbyllje ka prezantuar punën dhe aktivitetin lidhur me këtë udhëzues.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …