Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ-ja nuk guxon t’i nënshtrohet presionit të Vetëvendosjes dhe partive që përfillin ligjin, vetëm kur iu përshtatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje mbajti mbledhje në të cilën temë e diskutimit ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Shkak i debateve të ashpra ishte rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që përkrahte certifikimin e të gjithë kandidatëve përfshirë këtu edhe ata që janë dënuar në tri vjetët e fundit. Rekomandimi u përkrah nga Vetëvendosja, AAK-ja dhe NISMA, por u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, si dhe kryetarja e KQZ-së,  Valdete Daka. Në fund të mbledhjes së gjatë, Nisma, që ka në listë persona të dënuar, nuk u certifikua as si parti e as si listë. Njësoj ndodhi edhe me listën e Vetëvendosjes që i prin Albin Kurti me një dënim të shqiptuar në tri vjetët e fundit. Po kështu ndodhi edhe me  AAK-në. Nga partitë e mëdha dritë të gjelbër morën listat e PDK-së e të LDK-së.

Vendimin e mbrëmshëm të KQZ-së Vetëvendosja e  konsideron se është  ndërmarrë për ta ndaluar Albin Kurtin dhe të tjerët që të marrin pjesë në garën zgjedhore. Vendimin e konsiderojnë  të padrejtës edhe në Nisma e AAK-ja të cilat edhe paralajmërojnë veprime të mëtejme ligjore. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Tri partitë e pacertifikuara: Vetëvendosja, Nisma dhe AAK-ja do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në PZAP, por edhe në Gjykatën Supreme.  Rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është bazuar në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, në dhjetor të vitit 2020, ku është thënë se sipas Ligjit për zgjedhje, asnjë person që ka dënim të plotfuqishëm në tre vjetët e fundit, nuk mund të kandidojë për zgjedhje të përgjithshme. Sipas planit operativ të KQZ-së, gjithë procesi i certifikimit duhet të përfundojë më 31 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …