Po ashtu sikur gjykata e Hagës, e cila e ka dorën tepër të lirë për të gjykuar vrasësit e shqiptarëve, krejt njëjtë sipas të njëjtave standarde dënon

Krusha e Madhe, fshati i shpirtrave të djegur, që vetëm për tri ditë forcat serbe i ekzekutuan 243 njerëz

Krusha e Madhe sot i përkujton të vrarët dhe të masakruarit nga forcat kriminale okupatore serbe, të cilët nuk i kanë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 17 vite më parë, konkretisht më 25,26,27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 personat. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet me masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë e serbe anekënd Kosovës. Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë e punës së tyre ngase kështu ishin të urdhëruar nga kryekrimineli Millosheviq, të vritnin, të masakronin e të bënin spastrim etnik në mënyrë që shqiptarët të zhdukën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …