Kryekuvendari Kadri Veseli: Kosova është një, të largohen ëndrrat së ajo mund të ndahet

Kryekuvendari Kadri Veseli: Kosova është një, të largohen ëndrrat së ajo mund të ndahet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se, Kosova është një dhe nuk do të ndahet. Sipas tij, deklarata e liderëve nuk e dëmtojnë sovranitetin e vendit. Duke folur rreth komenteve të fundit të kryetarit Thaçi për mundësinë e bashkimit të Kosovë Lindore me Kosovën, por edhe komentet e kryeministrit Ramush Haradinaj se kufijtë mund të ndryshohen vetëm me luftë, ngase veç ashtu janë përcaktuar, Veslei ka deklaruar se Kosova do të shkojë në dialog, e pret nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe sovran anëtarësimin në organizata të Kombeve të Bashkuara, ruajtja e partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ky është qëllimi ynë edhe e çdo deklaratë tjerrë çdo qëllim tjetër më tepër është një lojë për me nxit pasiguri për me nxit frikë dhe për me nxit paqartësi e Kosova është një, është bashkë dhe të largohen ëndrrat e dikujt se Kosova mund ta ndahet ose ta cenojnë në ndonjë aspekt, ka nënvizuar Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …