Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Kryeministri, Albin Kurti thotë se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ujmanin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se për këtë kanë ekipin që do të merren. Kurti pas një simpoziumi me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, në një deklaratë të shkurtër për media tha se raportin e SHBA-së për Ujmanin do ta komentojnë më vonë. “Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”,  u shpreh shkurt Kurti. Shefi i ekzekutivit tha nuk është përgjigjur rreth çështjes së liberalizimit të vizave pas takimit që ka pasur ditë më parë me kryetarin francez, Emmanuel Macron. Ndryshe, një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …