Kryeministri, Edi Rama, ka falënderuar, kryetarin turk Erdogan, jo vetëm për nënshkrimin e tri marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve

Kryeministri, Edi Rama, ka falënderuar, kryetarin turk Erdogan, jo vetëm për nënshkrimin e tri marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka falënderuar publikisht kreun e shtetit turk Reccep Tayyip Erdogan, jo vetëm për nënshkrimin e tri marrëveshjeve të sotme ndërmjet dy vendeve, por edhe për një dhuratë nga Turqia në fushën e ushtrisë. Ai  bëri të ditur se falë marrëdhënieve të mira mes dy palëve, Turqia i ka bërë dhuratë Shqipërisë disa dronë kamikazë, për të cilët ai u shpreh se askush nuk duhet të shqetësohet. Mesazhi që sipas Ramës përcjell kjo dhuratë e Turqisë është siguria për Shqipërinë dhe paprekshmëria e saj. Nga ana tjetër jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri fuqizimin e marrëdhënieve në aspektin ushtarak, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur kapacitet të lartë për prodhimet ushtarake. E thashë në hapje të mbledhjes së Këshillit që unë çmoj dhuratën e presidentit në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një ndryshim të çuditshëm, për t’i dhënë një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë. Nuk është një dhuratë që duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë, por që përmban një mesazh shumë të qartë me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama. (EuronewsAlbania)

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …