Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg, me ç’ rast ka takuar menaxhmentin e këtij kombinati. Ai tha me këtë rast se  Trepça tashmë ka marrë rrugën e vet  dhe e ardhmja e saj është pa kthim. Drejtori i Trepçës Ahmet Tmava, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të Ligjit për Trepçën, ata do të marrin të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, duke premtuar se edhe pritjet e shumta të qytetarëve do të bëhen realitet. Kryeministri Mustafa, e ka vizituar edhe komunën e Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri.Mustafa tha se Mitrovica është qytet specifik dhe ka shumë çështje të cilat meritojnë vëmendjen e qeverisë.  Ai ka lavdëruar punën e deritashme që është bërë në këtë komunë, për të cilën tha se ka ndikuar në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve të të dyja pjesëve të këtij qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …